Afrim Gashi takon kampionin më të ri të Evropës, Besir Alili

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sot takoi kampionin më të ri të Evropës, Besir Alili. Në vazhdim ua sjellim postimin e plotë të kryetarit Gashi në Facebook:

Sot isha në vizitë të Klubit të Mundjes “Liria” për t’i takuar dhe përgëzuar trajnerët, mundësit dhe kampionin më të ri të Europës, Besir Alili.

“Liria” ka qenë dhe mbetet metaforë jo vetëm e mundjes si sport, por edhe e “Lirisë” për të dalë përtej kufizimeve e për t’u ngjitur në majë.

Sot sinonim i “Lirisë” është Besir Alili.

Urime për të dhe për trajnerët e tij.