Afrim Gashi: U hap rruga e ndryshimeve kushtetuese, ecim drejtë anëtarësimit në rrugën euro-atlantike

 

“ Ashtu siç u kishim premtuar, se po bëhemi pjesë e qeverisë për të hapur rrugën e anëtarësimit në NATO, ju njoftoj se sonte e realizuam një pjesë të këtij detyrimi. Sonte u hap rruga e ndryshimeve kushtetuese. Urime të gjithëve!”, ka shkruar kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, pas përfundimit të votimit për ndryshimet kushtetuese sonte në Kuvend.