Afrim Gashi: U thanë shumë fjalë që thyen zemrat tona!

 

 

“Ne jemi të bindur se çdo shije e hidhët tashmë ka kaluar dhe neve na pret një e ardhme tjetër. Sigurisht, që duke qenë njerëz që kaq shumë e duam dhe e admirojmë fjalën, nuk mund të mos na vijë keq që tashmë një vjet ndër ne janë thënë shumë fjalë që kanë thyer shumë zemra. Janë thënë shpesh fjalë që kanë lënë shije të keqe dhe prandaj në emër të gjithë atyre që e përjetuan rëndë procesin e ndarjes së një subjekti, që erdhi si frymë dhe u shndërrua në uragan të mendjes së lirë e të shpresës së madhe, dëshiroj t’ju them se gjithë ajo më është e kaluar”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.