Afrim Gashi: Udhëtari nuk dorëzohet për shkak të pengesës, por kërkon rrugë tjetër për ta vazhduar rrugën.

 

 

E kur flasim për emrin e partisë, pas odiseadës njëvjeçare nëpër institucionet e drejtësisë, që – pos tjerash – ishte dëshmi se sa punë na pret për ta reformuar dhe pastruar mykun e atij sistemi, ne kërkuam dhe gjetëm një alternativë tjetër, madje edhe subjektin e pagëzuam si AlternAtivA. Emri alternativë erdhi si rezultat i synimit tonë që të trasojmë një rrugë të re. Udhëtari që ka vënë një synim edhe arrin para një pengese nuk kthehet prapa dhe nuk dorëzohet për shkak të pengesës, por kërkon rrugë dhe shteg tjetër për ta vazhduar rrugën. Sepse, për ne nuk është e rëndësishme rruga në vetvete, por është i rëndësishëm caku. Ne nuk jemi në këtë rrugë për shkak të rrugës, por jemi këtu për shkak të synimit që e kemi të arrijmë nëpër këtë rrugë. Me fjalë të tjera, rruga është mjeti dhe jo qëllimi. E kjo rrugë e re – që e synon cakun e njëjtë – tashmë e ka emrin AlternaAtivA. Është alternativë në kuptimin e një zgjidhjeje të re, e një rruge të re”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, gjatë konventës promovuese të ribrendimit të partisë.