Copy Code

Afrim Gashi vazhdon takimet intenzive me strukturat partiake

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, vazhdimisht është duke pasur takime intenzive në terren me strukturat partiake dhe personalitete të ndryshme politike. Nga burime mirë të informuara brenda lëvizjes BESA, marrim vesh se kryetari Gashi është në takime të vazhdueshme me strukturat partiake të Lëvizjes BESA, ku po bashkëbisedon dhe analizon për së afërmi situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se Maqedonia tani më gjendet para një momentumi historik të anëtarësimit të saj drejt familjes euro-atlantike NATO dhe BE. Sipas po të njëjtit burim, marrim vesh se kryetari Gashi ka folur edhe për rëndësinë dhe peshën e madhe të referendumit që ka vendi ynë, duke thënë se Maqedonia po ecë drejtë një të ardhme më të mirë, dhe se Lëvizja BESA është për të ardhmen euro-perëndimore të vendit . Vlen të theksohet, se Lëvizja BESA në krye me Afrim Gashi gjatë takimeve të tyre në terren me qytetarët vazhdimisht janë duke folur për rëndësinë e agjendës europiane që ka shteti ynë.