Aksident në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar

Katër vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në pasditen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Prizren.

Si pasojë, tre persona janë lënduar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Koha.net se njëri shirit i rrugës është bllokuar, ndërsa njësitet policore po merren me rastin.