Anita Latifi Pas 5 vitesh jashtë shtëpisë do të kthehemi fuqishëm faleminderit ministër Asaf Ademi

Pas 5 vitesh jashtë shtëpisë, do të kthehemi fuqishëm me Programin e vitit 2019 dhe shfaqjet nga repertori i deritanishëm.
Më shumë angazhim për aktorët tanë, më shumë publikë, më shumë art.

Guri i rëndë peshon në vend të vet!

👏👏👏 për të gjithë ata që ishin pjesë e miratimit të Programit 2019 me në krye Ministrin, Asaf Ademi!

Shkruan Anita Latifi ne profilin e saj FB duke shperndar dhe projektet qe jan miratuar!

Kemi kënaqësinë të informojmë publikun tonë që në Programin vjetor Ministria e kulturës ka miratuar këto projekte:
– Shfaqja për hapjen solemne të Teatrit
– Ballkan Ballkon, Zhan Zhenet, regjia Arben Kumbaro
– Murlin Murllo, Nikollaj Koljada, regjia Kristina Dimitrova
– Derisa vdekja të na ndajë, Mira Furllan, regjia Kushtrim Koliqi

Falënderojmë Ministrinë që ndjek kërkesat dhe nevojat e Teatrit tonë për një fillim të ri të mbarë në objektin e rikonstruuar amë.