Asaf Ademi: Bashkëpunimi mes Turqisë dhe Maqedonisë është bashkëpunim në frymë të miqësisë dhe traditës

Mbrëmë kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, është organizuar takimi i të diplomuarve në Turqi, organizuar në kujdesin e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), raporton AA. Pjesëmarrës në këtë tubim ishte edhe ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi, i cili gjatë fjalimit të tij tha se është nder dhe kënaqësi për të pjesëmarrja në këtë takim të veçantë.Ademi më tej shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin i cili vazhdon mes Turqisë dhe Maqedonisë në frymën e miqësisë dhe traditës. “Është detyrë e jona që të përforcojmë dhe t’ja transferojmë gjeneratave të ardhshme duke treguar gjithmonë përpjekje”, tha Ademi.