Asaf Ademi: Diversitetet të shndërrohen në përparësi dhe dallimet të bëhen ura komunikimi dhe ndërkëmbimi

 

 

Në këtë botë, kur planetin tonë e quajnë një “fshat global”, është mbase kënaqësi që ne shqiptarët – para se të integrohemi në BE dhe të bëhemi pjesë e një bote të tillë multikulturore – kemi arritur ta kuptojmë në nënqiellin tonë se diversitetet nuk janë hendikep, por janë pasuri dhe mënyrë përmes së cilës ne e njohim më saktë dhe më drejt veten tonë. Prandaj, thuaja të gjitha shqiptarët janë së paku bilingualë, ndërsa jeta në mjedise të përziera etnike dhe religjioze nuk përbën asnjë problem për një shqiptar të botës sonë. Andaj shpesh e them me bindje se ne – vërtet kemi pasur periudha konfliktesh dhe përplasjesh me fqinjët – por e vërteta e madhe është edhe se ne dimë ta pranojmë dhe të bashkëjetojmë më së miri me tjetrin. Njohja e gjuhës së tjetrit, e kulturës së tij dhe bashkëjetesa në kushte të tilla, janë tipar me të cilin ne mund të mburremi edhe para vendeve më të zhvilluara të Bashkimit Europian’’, tha Asaf Ademi.
Nisur nga kjo, jam i sigurt se ky seminar është një përpjekje më shumë jo vetëm për konstatimin e këtyre vlerave, por edhe mundësi që – përmes qasjeve shkencore – të arrihen në konkluzione të dobishme, që mund të jenë leksion i mirë edhe për politikanët dhe menaxhuesit e tjerë të jetës publike, që diversitetet të shndërrohen në përparësi dhe dallimet të bëhen ura komunikimi dhe ndërkëmbimi’’ , ka thënë Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, gjatë fjalimit të tij të mbajtur ditë më parë në konferencën për multikulturë, multilingualizëm dhe interkulturalizëm, të organizuar nga Universiteti ‘’ Nënë Tereza’’.