Copy Code

Asaf Ademi emër që po bën ndryshimin, 2 muaj në detyrë zyrtare realizon 3 projekte të mëdha për shqiptarët

Ministria e Kulturës, e cila udhëhiqet nga kuadro të Lëvizjes BESA, me në krye ministrin Asaf Ademi nuk ka të ndalur me projekte dhe avancimin e kulturës në vend. Ajo që vlen të theksohet, është se që nga momenti që kur Asaf Ademi ka filluar të udhëheq me Ministrinë e Kulturës në vend, shumëçka ka filluar të frymojë ndryshe, ku transparenca, lufta kundër krimit dhe korrupsionit institucional janë ndër betejat më të ashpëra që po zhvillon Asaf Ademi brenda Ministrisë së Kulturës. Ministri i Kulturës, Asaf Ademi është personi që dinë të bëj dallimin dhe ndryshimin e madh, janë pikërisht tre projekte kryesore që për një periudhë të shkurtë kohore ( dy muaj ), që nga momenti që kur Asaf Ademi është në detyrë zyrtare si Ministër i Kulturës kanë filluar të shqyrtohen dhe të bëhen analiza të detajuara për projektet: 1) Muzeu i VMRO-së, 2) skandali i projektit të librave që nga koha e regjimit të VMRO-së dhe 3) revidimi i Teatrit shqiptarë në Shkup. Përpos këtyre tre mega-projekteve të cilat janë në fazën e shqyrtimeve të detajuara, ajo që vlen të theksohet është se Asaf Ademi – është emri që lufton krimin dhe korrupsionin institucional. Lëvizja BESA në krye me Asaf Ademin si Ministër i Kulturës, është zëri i së vërtetës, transparencës, luftës kundër krimit dhe korrupsionit.