Asaf Ademi emëron një drejtor shqiptar në mjë institucion që kurrë nuk ka pasur shqiptar

 

Asaf Ademi, Ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, padyshim që është emri që po bën ndryshim të madh brenda institucioneve shtetërore. Ademi i BESËS përpos ndryshimeve kadrovike dhe profesionale që është duke zhvilluar brenda Ministrisë së Kulturës, ai gjithashtu që nga momenti që ka marr detyrën zyrtare si Ministër i Kulturës po zhvillon një betejë të ashpër luftës kundër korrupsionit institucional. Burime brenda Ministrisë së Kulturës, bëjnë të ditur se kuadri i BESËS, Asaf Ademi është emri që po bën ndryshimin institucional, duke marr një drejtori që shqiptarët nuk e kanë pasur më parë . Ky është momenti i ri që po bën dallimin e madh, shqiptarët sot janë të gëzuar që do të udhëheqin me një drejtori e cila më parë nuk ka frymuar shqip. Lëvizja BESA është emri dhe risia e madhe në qeverinë reformatore, po ju dëshmon gjithë shqiptarëve se edhe institucionet shtetërore mund të frymojnë shqip.