Asaf Ademi: Maqedonia është shtet multikulturor dhe multietnik me trashëgimi mbresëlënëse kulturore

 

“Me këtë rast dua të theksoj se Republika e Maqedonisë është shtet multikulturor dhe multietnik me trashëgimi impresive kulturore, me të mira të patundshme të arkitekturës profane dhe sakrale, lokalitete arkeologjike dhe tërësi memorialësh nga epoka të ndryshme kohore. Këto përmendore janë atributi themelor për zhvillimin e turizmit kulturor dhe pikërisht për këtë bëjmë përpjekje që ato të prezantohen në forma të ndryshme, në bursa dhe panaire botërore të turizmit”, theksoi ministri i Kulturës. Ai ka informuar se në vitet e kaluara janë përkrahur shumë ekspozita të pasurisë kulturore të paçmueshme të lokacioneve relevante në metropolet e mëdha kulturore që kanë ndikuar fuqishëm për interesin e shtetit tonë dhe në rritjen e numrit të turistëve’’, ka thënë Ministri i Kulturës nga radhët e BESËS, Asaf Ademi, gjatë fjalimit të tij të mbajtur në Konferencën e Tretë Botërore mbi Turizmin dhe Kulturën, e cila ditë më parë u mbajt në Turqi, Stamboll.