Asaf Ademi: Nuk do të lejojmë më filma që e fyejnë UÇK-në

Ministri i Kulturës, Asaf Ademi ka mohuar se filmi kontravers për luftën e vitit 2001 është financuar nga ky institucion. Ademi ka mbajtur sot një konferencëp për gazetarë ku ka shpjeguar se ky film është mbështetur nga Agjencia për Film, një institucion i pavarur i cili është drejtpërdrejt i lidhur me Qeverinë.

Ai ka thënë se Ministria e Kulturës distancohet nga ky film dhe dënon urrejtjen që nxit ai.

”Stafi aktual mbetet i përkushtuar që të krijojë projekte kulturore që respektojnë të tjerët. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Agjencinë për Film që të hetojmë këtë rast. Pasi e pashë skenarin, kam sjellur vendim që të kryhen kontrolle inspektoriale, nëse janë respektuar rregullat për film”, deklaroi ministri Ademi.

Ai ka shpjeguar se në përbërjen e emrave që e kanë lejuar këtë film nuk ka pasur asnjë shqiptar dhe pjesëtar të etnive të tjera jomaqedonase. /SHENJA/