Asaf Ademi nuk u hakmerret të punësuarve në Ministrinë e Kulturës

 

Një nga prioritetet e Ministrit të Kulturës, Asaf Ademi mbetet të jetë qasja e drejtë dhe e barabartë ndaj të punësuarve në administratën e Ministrisë së Kulturës. Përpos korrektësisë dhe qasjes së barabartë ndaj administratës brenda ministrisë që drejtohet nga Asaf Ademi, ai gjithashtu po bën një betejë të paparë për avancimin e kuadrove shqiptare, pavarësisht bindjeve të tyre politike. Gjithë kjo qasje e Ademit, është që brenda hierarkisë institucionale në Ministrinë e Kulturës, shqiptarët të jenë insititucionalisht sa më të përfaqësuar. Ajo që vlen të theksohet, është se burime mirë të informuara brenda Ministrisë së Kulturës, bëjnë të ditur se është duke u punuar intenzivisht dhe në mënyrë të profesionale për sistematizimin dhe avancimin dhe hapjen e vendeve të reja pune për shumë shqiptarë brenda Ministrisë së Kulturës.