Asaf Ademi: Përpjekja jonë është që Maqedoninë ta promovojmë edhe në arenën ndërkombëtare në aspekt kulturor

 

Ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi, gjatë fjalimit të tij në konferencën e Tretë Botërore mbi Turizmin dhe Kulturën, të mbajtur ditë më parë në Stamboll të Turqisë, ka folur edhe për projektet kulturore të Maqedonisë që priten të jenë pjesë e listës reprezentative të trashëgimisë kulturore joformale të UNESCO-s. Ademi më tej ka përmendur edhe përpjekjet për promovimin e Republikës së Maqedonisë në kontekst ndërkombëtar nëpërmjet futjes së të mirave kulturore në Listën reprezentative të trashëgimisë kulturore jomateriale të UNESCO-s’’, përfundoi ministri i Kulturës, Asaf Ademi.