Asaf Ademi: Sami Frashëri është shembulli më tipik i identitetit tonë të multikulturalizmit dhe multilingualizmit

 

 

‘’ E meqë jemi në përvjetorin e Skënderbeut, do të më lejoni të them se shembulli mbase më tipik i identitetit tonë të multikulturalizmit dhe multilingualizmit është pikërisht vetë ai. Një Gjergj që u shndërrua në Skënderbe, që jetoi herë si i krishterë e herë si mysliman, që ishte edhe feudal arbëror edhe bej, pa u kompleksuar me shtresat e tij identitare dhe madje duke i ruajtur ato të përbrendësuara në emrin e tij, është mbase shembulli më i mirë për një europian që sot i kultivon disa shtresa identitare për t’u shkrirë në identitetin e përbashkët të kontinentit mëmë. I tillë është, në të vërtetë, edhe Shemsettin Sami bej Frashëri, që shqiptarët e mbajnë për atin e nacionalizmit shqiptar, ndërsa turqit e konsiderojnë baba të leksikografisë turke’’ , ka thënë Ministri i Kulturës, Asaf Ademi, gjatë fjalimit të tij të mbajtur ditë më parë në konferencën për multikulturë, multilingualizëm dhe interkulturalizëm, të organizuar nga Universiteti ‘’ Nënë Tereza’’.