Copy Code

Bashkëshortja e ministrit Asaf Ademi nuk është bashkëpronare e kompanisë T-Sens Consulting (Dokument)

 

Edhe pse në opinion po mundohet të njolloset emri i ministrit A. A. dhe familjes së tij, për hir të vërtetës vlen të theksohet se aplikimi për ndihmë financiare në Fondin për Inovacione është bërë shume më herët se A.A. të emërohet për ministër i Kulturës.
Bashkëshortja e ministrit A.A. ende formalisht figuron si partnere me pronësi pakice ne kompaninë e cila po përmendet në opinion, por ndërkohë ka filluar edhe procedura për ndryshim te pronësisë dhe bashkëshortja e ministrit brenda 3-4 ditëve nuk do të figuron si pjesë e pronësisë në këtë kompani.
E vërteta është se aplikimi për ndihmë financiare te Fondi për inovacione është bërë nga ana e kompanisë në periudhë kur as që dihej se Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë, e as që Asaf Ademi do te jete ministër. Në kohën kur kompania ka aplikuar, bashkëshortja e A.A. posedonte vetëm një pjesë të vogël të pronësisë së asaj kompanie. Në njoftimin zyrtar të Fondit për Inovacione bëhet e ditur se kompania e ka njoftuar Fondin se bashkëshortja e A.A. nuk është më bashkëpronare e asaj kompanie.
Menjëherë pas marrjes së postit të ministrit, edhe pse nuk është e parapare me ligj, por që gjithçka të jetë në frymën e transparencës, bashkëshortja e ministrit hoqi dore nga pjesa e pronësisë së saj dhe ajo realisht më nuk është bashkëpronare e asaj kompanie.