BDI-ja bënte pazare me VMRO-në për të burgosurit e “Sopotit”, flasin Mijallkovi dhe Jankullovska (VIDEO)

Të akuzuarit e Sopotit u dënuan me nga 15 vjet burg, ose 156 vite gjithësej. Pesë banorë u dërguan në burg që ta vuajnë dënimin, ndërsa të tjerët ishin në arrati në Kosovë dhe vende të tjera. Denimin me burg e vuajtën Sulejman Sulejmani i cili tani është në moshë tejet të shtyrë, Samet Lutfiu, Hasan Klaiqi, Shaban Limani dhe Zenel Klaiqi, ndërsa njëri nga të akuzuarit, Samet Limani, nuk arriti që të pres përfundimin e procesit gjyqësor, duke e pritur lirinë në varr.

Ky rast që në fillim në opinion është klasifikuar si rast i montuar politik, me qëllim të burgosjes dhe përndjekjes së shqiptarëve pas konfliktit ndëretnik të vitit 2001.

Dyshimet për besueshmërinë e këtij procesi gjyqësor u rritën sidomos kur u paraqitën bisedat e përgjuara telefonike mes ish ministres së brendshme Gordana Jankullovska dhe ish shefit të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov, në të cilat protagonistët pohojnë se nuk ka prova me të cilat dëshmohet fajësia e Sopotasve, shkruan TV Shenja.

“Bomba 25”, 23.04.2015

Sasho Mijallkov: Tanët e kanë dëshmuar duke i rrahur…

Gordana Jankullovska: Po, po. Realisht nuk kishte diçka… Ti e ke të qartë, nëse nuk merremi vesh të japim diçka. Unë nuk jap asgjë, kushdo që të jetë, por realisht më kujtohet se, edhe në librin e shënimeve kishte diçka që mungonte, nuk ishte shënuar, pra është dëshmuar ashtu siç thua, duke i rrahur”…

Më tej në bisedë Jankullovska dëgjohet teksa thotë se po tentojnë të bëjnë marrëveshje me BDI-në për t’i lëshuar Sopotasit, dhe komentojnë interesin e BDI-së për përfitime politike nga ky rast.

Gordana Jankullovska– “Ata këtë e kanë politike”

Sasho Mijallkov– “Po, ata këtë gjë e kanë politike”

Gordana Jankullovska– “Ata politikisht do ta bëjnë këtë, se persona të pafajshëm kanë qëndruar në burg”

Sasho Mijallkov-“ Ne me këtë do të dëshmojmë se i kemi përndjekur se janë “shiptari” e jo sepse janë të pafajshëm”

Gordana Jankullovska: Ata nuk brengosen për ndonjë shqiptar. Burgjet janë të mbushura me shqiptarë. Ata dëshirojnë të përfitojnë politikisht. E kanë me rendësi 13 Gushtin, për shkak të Marrëveshjes së Ohrit. Gjithmonë në këtë periudhë na shkaktojnë probleme të tilla.

Tani Sopotasve u hapet rruga për të kërkuar dëshmpërblim, shkaku i torturave disa vjeçare që kanë rrëfyer se i kanë përjetuar në burgje dhe shkaku i dënimit pa asnjë provë të besueshme.

Pamje tv Shenja: