Besatarët kërkojnë alternativë nga Gashi

Sonte, në prag të mbledhjes së Kuvendit Qendror të Lëvizjes BESA, të kryesuar nga Afrim Gashi, nëpër rrjetet sociale kanë vërshuar dhjetëra postime nga aktivistët e këtij subjekti, që i shkruajnë Gashit “Ndaje udhën. Sepse besa është në shpirtin tonë. Ne nuk kemi kohë t’i presim gjykatat e politizuara. Populli ka nevojë për ne. Ne duam alternativë”.
Gjithë kjo vjen pas vendimit skandaloz të Gjykatës së Apelit, që brenda 20 ditësh ka marrë dy vendime të kundërta. Aktivistët janë lodhur nga pritja njëvjeçare, andaj kërkojnë një alternativë të re.