Copy Code

Blerim Sejdiu: Së shpejti investime serioze në Komunën e Zhelinës

Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, përmes një postimi në rrjetin e tij zyrtar në facebook ka bërë të ditur se po zhvillojnë kontakte serioze me investitorë dhe se së shpejti priten investime të shumta kapitale në këtë komunë.

Në vazhdim ua sjellim postimin e tij në plotë:

Të dashur qytetarë,

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se Komuna e Zhelinës është duke zhvilluar kontakte serioze, me investitorë të cilët ditët në vijim do të investojnë në komunën tonë.

Ky është edhe misioni jonë, që të bëjmë komunën tonë qendër e investimeve kapitale dhe zhvillimore.

Komuna e Zhelinës
Zyra për informim