Chelsea jep 64 milionë euro per talentin amerikan

Me largimin e Antonio Contes dhe merkaton e varfër në verë, askush prej tifozëve të Chelseat nuk priste që skuadra të luftonte për vendet e para të renditjes, në muajin janar.

Por ekipi është përgjigjur mirë në gjysmën e kampionatit anglez duke imponuar shpenzime të nevojshme për pronarin rus Abramovich.

Dhe ashtu siç bën në mënyrë të zakonshme manjati i bluve të Londrës, çeku këtë herë ka qenë i majmë dhe vetëm për një futbollist  64 milionë euro për talentin Christian Pulisic.

 

Mesfushori i lindur në Pennsylvania në SHBA por nga prindër kroatë, ka pranuar të firmosë me Chelsean, skuadër të cilës do t’i bashkohet në fundin e sezonit.

Futbollisti teknik do të qëndrojë i huazuar te Borusia e Dortmundit deri në fund të sezonit aktual.

20 vjeçari i cili ka shkuar si adoleshent në Gjermani, ka luajtur me shumë se 80 ndeshje për Dortmundin, por e ka bërë të qartë se nuk dëshironte të rinovonte, sepse synonte të luante në Premier Ligë.

Christian Pulisic bëhet futbollisti amerikan më i shtrenjtë në histori, një lojtar të cilin drejtuesit e Chelseat e quajnë si një nga talentet më premtues të futbollit./ Top Channel