Chelsea mposht Newcastle Unitedin
Chelea ka arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Newcastle Unitedit në Stamford Bridge.
2 me 1 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.
Pedro ishte ai që i dha epërsinë Chelseat në minutën e nëntë pas asistimit nga David Luiz.
Pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë Clarku barazoi shifrat.
Në pjesën e dytë Chelsea arriti të shënojë golin e fitores përmes Willianit, që realizoi në minutën e 57 pas asistimit nga Hazardi.
Chelsea tani zë vendin e katërt me 47 pikë, dhjetë pikë prapa liderit Liverpoolit. Derisa Newcastle në vendin e 18 ka 18 pikë.