Cila është e para, pula apo veza: Shkencëtarët më në fund e kanë zbuluar përgjigjen

Shumë shpesh njerëzit thonë se veza ka qenë e para, duke e pasur parasysh faktin se edhe dinozaur ka ardhur në botë nga veza.

Shkencëtarët nga Universiteti i Sheffield dhe Warwick gjetën përgjigjen e kësaj pyetje, shkruan Daily Mail.

Por shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se lëvozhga e vesë është ë formuar nga një proteinë që formohet në vezorët e pulës. Ata thonë se proteinë i quajtur OC-17, ndikon si katalizator i cili e përshpejton zhvillimin e lëvozhgës, ndërsa lëvozhg nevojitet për ta mbrojtur të verdhën e vezës në të cilën më vonë bëhet zogu i pulës.
Shkencëtarët në hulumtim kanë përdorur një super kompjuter “HECTOR” që të jetë në gjendje të zmadhojë brendësinë e vezës dhe të ndjekë zhvillimin e saj.

Ajo që ata kanë gjetur është se proteina OC-17 është çelësi për stimulimin e kristalizimit në fazat e hershme të zhvillimit të lëvozhgës duke konvertuar karbonatin e kalciumit në kalcite të kalitit që e bëjnë lëvozhgën. Kristalet e kalciumit, të cilat mund të infektohen në kocka dhe në peripecitë e kafshëve të ndryshme, prodhohen në pulë shumë më shpejt se çdo kafshë tjetër dhe prodhojnë gjashtë gram lëvozhgë në 24 orë.