Deputeti Rexhep Memedi realizoi takim pune me drejtorin e NP Rrugët shtetërore, Zoran Kitanov, me ç’rast u njoftua për ecurinë e punëve rreth rikonstruimit të rrugës regjionale Draçevë-Oreshan-Taor

Kjo rrugë në gjatësi prej 9 km, e cila kalon edhe në teritorin e Komunës së Studeniçanit, ishte në gjendje të mjerueshme dhe e vështirësonte lëvizjen e banorëve të zonës së Karshiakës.

Për këtë arsye deputeti i zonës, Rexhep Memedi, disa muaj me radhë ka bërë përpjekje së bashku me kryeministrin Zaev dhe drejtorin Zoran Kitanov që sa më shpejtë të realizohet ky projekt, me çka do të lehtësohet dukshëm transporti i njerëzëve dhe mallrave në këtë pjesë të vendit.
Njëkohësisht deputeti Memedi ka insistuar që asfalti i bluar që do të nxjeret nga kjo rrugë të shfrytëzohet për meremetimin e rrugës lokale Koliçan i Epërm deri në Halldincë, për të lehtësuar levizjen e njerëzve drejt zonës malore-turistike Kitkë-Molla Rekë-Alldincë, derisa sa të realizohet kërkesa e tij për rikonstruim të plotë.
Edhe pse kjo rrugë lokale nuk është në kompetenca të NP Rrugët shtetërore, por falë insistimit të deputetit dhe falë vullnetit të mirë të drejtorit Kitanov kjo kërkesë e tij u pranua, dhe së shpëjti do të filloj sanimi i kësaj rruge me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonën e Karshiakës. Pasi që është rrugë lokale u sigurua edhe një kërkesë zyrtare nga Komuna e Studeniçanit për këtë çështje.
Biseduan edhe për mundësinë që të bëhet sanimi i rrugës lokale që çon në f. Vërtekicë.