Djaloshi nga Vushtrria parandalon sulmin e armatosur në një diskotekë në Francë

Mbrëmë pas ndërrimit të moteve shumë persona ishin mbledhur për të festuar në një diskotekë në Avallon të Francës.

Por, pas orës 04:00 dikush kishte arritur të dera e diskotekës i armatosur e që sipas pamjeve ka tentuar të kryente sulm.

Janë shqiptarët ata që e parandaluan më të keqën duke intervenuar në lokalizimin e të dyshuarit që posedonte kallashnikov.

Kosovari nga Vushtrria, Bujar Muli, i cili jeton dhe vepron në Francë, shihet duke e ngrehur zvarrë të dyshuarin e armatosur derisa aty nuk vonon edhe policia paraqitet në rast.

“Falënderimi i takon Allahut që na mundësoj të dalim fitimtar. Një person vjen me kallashnikov në diskotekë, por fal Zotit dolëm me faqe të bardhë. S’ka lojë me ne Shqiptarët”, ka shkruar Muli sipër videos që e ka postuar në profilin e tij në Facebook.