Drejtori Agjencisë së Barnave Prof. Qahil Ibraimi, mori pjesë në Kongresin Ndërkombëtar të farmacistëve në Dubrovnik të Kroacisë

 

Drejtori Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Doc. Dr. Qahil Ibraimi, së bashku me një ekip të të punësuarve, këtyre ditëve (04 – 07. 04. 2019), mori pjesë në Kongresin ndërkombëtarë të farmacistëve në Dubrovnik, të organizuar nga Shoqata e Farmaceutëve të Kroacisë në bashkëpunim me Fakultetin e Farmacisë dhe Biokimisë, të Universitetit të Zagrebit.
Temë kryesore e Kongresit ka qenë “Epoka e re e farmacisë – të gatshëm për sfida”, ku morën pjesë mëse 800 pjesëmarrës, të cilët varësisht interesit, kanë prezantuar në 3 salla të ndryshme të ndara sipas temës që kanë trajnuar.
Sekcionet tematike të përfshira në këtë kongres ishin 14-të sosh, edhe atë: farmacia spitalore, zgjidhje digjitale në farmaci, praktika e mirë në prodhim dhe distibuim të barnave, edukime dhe trajnimë në farmaci, shkenca farmaceutike, menaxhmenti farmaceutik dhe farmaekonomik, fitofarmacia dhe shtesat në ushqim, teknologji innovative të shpërndarjes së barnave, farmacia publike, farmacia klinike, përzierjet farmaceutike – tradita dhe inovacioni, farmacia onkologjike, shkenca rregullative, ekologjia shendetësore dhe të ndryshme.
Edhe të punësuarit nga Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, varësisht sektorit nga ku vinin, merrnin pjesë në ligjeratat apo poster prezantimet gjegjëse.