Drejtori i Agjencisë së Barnave nga BESA, Qahil Ibrahimi pjesëmarrës në konferencën e organizuar nga Agjencia Kroate për Barna ‘’ HALMED’’

Drejtori i Agjencisë për Barnave dhe pajisje mjekësore ‘’MALMED’’, Doc.dr Qahil Ibrahimi bashkë me një ekip të të punësuarve mori pjesë në Konferencën e organizuar nga Agjenciа Kroatе е barnave ‘’HALMED’’, kushtuar regullativës dhe farmakovigjilencës me çka HALMED-i në Zagreb më 26 nëntor shënoi edhe 15 vjetorin e themelimit të vet.
Kjo konferencë në fakt ishte një retrospektivë a arritjeve të Agjencisë Kroatе, duke filluar prej zhvillimit profesional, ekipimit kadrovik, përfshirë këtu edhe negociatat dhe harmonizimin e legjislativës Kroate për barnat me ate të Europës, deri në arritjen e qëllimit kryesor që nënkupton një institucion regullator të barabartë me ato të BE-së.
Drejtori i MALMED-it, Doc.dr Qahil Ibrahimi shfrytëzoi rastin që të realizojë edhe një takim të posaçëm me drejtorin e Agjencisë Kroate për barna dhe pajisje mjekësore, Prof. Dr. Sinisha Tomiq. Në takim ata u dakorduan për një bashkëpunim dhe mbështetje nga Agjencia Kroate për vitin 2019 gjë që nënkupton një vizitë studimore të punonjësve të MALMED-it në disa fusha, si dhe përfshirjen e përfaqësuesve nga MALMED-i në grupe të ndryshme punuese gjatë mandatit kryesues të Kroacisë në BE në vitin 2020.