Drejtori i Agjencisë së Barnave nga BESA, Qahil Ibrahimi vizitë kompanisë farmaceutike ‘’ ALKALOID’’ SHA – Shkup

 

DrejtorI Agjencisë së Barnave, Doc. Dr. Qahil Ibrahimi, së bashku me një ekip të punësuarve, vizitoi kompaninë farmaceutike “Alkaloid” SHA – Shkup, me ftesë të Drejtorit general z. Zhivko Mukaetov.
Drejtori Gjeneral Mukaetov prezantoi zhvillimin e kësaj kompanie farmaceutike tonën më të madhe e cila meret me prodhimin e barnave, përpunimin e lëndëve bimore, prodhimin e preparateve kimike si dhe atyre kozmetike si një nga kompanitë kryesore farmaceutike në rajon që ka krijuar një bashkpunim të fuqishëm me kompanitë më të njohura në industrinë farmaceutike dhe kimike.
U vizituan kapacietetet ekzistuese për prodhimin e formave të ngurta farmaceutike, Instituti për Hulumtim dhe Zhvillim dhe Qendra për Kontrollin e Cilësisë. Qëllimi ishte njohja me proceset e prodhimit respektivisht me proceset e reja teknologjike si dhe kontrollin e procesit dhe sigurimin e cilësisë së barnave.