Drejtori i NP Hekurudha Transport Shaban Zendeli, sot priti në vizitë zyrtare drejtorin e Hekurudhave të Republikës së Kosovës z. Gelor Shala dhe z. Liridon Drenica, nga stafi udhëheqës “ Trainkos

Drejtori i NP Hekurudha Transport Shaban Zendeli, sot priti në vizitë zyrtare drejtorin e Hekurudhave të Republikës së Kosovës z. Gelor Shala dhe z. Liridon Drenica, nga stafi udhëheqës “ Trainkos”.
Temë bisedimi ka qenë bashkëpunimi mes dy ndërmarrjeve hekurudhore, asaj të Maqedonisë dhe Kosovës.

Dy drejtorët e ndërmarrjeve hekurudhore, ranë dakord që të ketë bashkëpunim ndërmjet NP Hekurudha Transport dhe drejtorisë së Hekurudhave të Republikës së Kosovës.
Vlen të theksohet se, Shaban Zendeli muaj më parë është emëruar drejtor në NP Hekurudha Transport, si kuadër i Lëvizjes BESA.