Driton Sulejmani nga Alternativa: Ti japim goditjen e fundit forcave të errëta

Procesi i integrimit eurotlantik nuk ka përfunduar dhe ende egzistojnë rryma dhe individ të cilët dëshirojnë ta devijojnë këtë rrugë.
Para këtyre zgjedhjeve presidenciale subjekti jonë u gjend para dy dilemave dhe përzgjedhjeve:
1. Të dalim me kandidatin tonë dhe të shim folklorizëm, e patriotizëm të rrejshëm duke ju kërkuar të votoni shqip duke shikuar vetëm interesin e ngushtë partiak dhe kandidati jonë të mos bëhet president.
2. Të bëjmë marrëveshje me partnerët e koalicionit qeveritarë duke përzgjedhur një kandidat të përbashkët dhe duke u marrë vesh prej raundit të parë me partnerët edhe për përfaqësim të mëtutjeshëm edhe për betonimin e rrugës euro atlantik.
Përzgjedhja jonë ishte e qartë, e sinqert, pragmatike dhe gjithmonë për të mirën e qytetarëve duke u siguruar se rruga euro atlantike do të vazhdojë pa pengesa dhe shqiptarët dhe qytetarët tjerë do të vazhdojnë të përfaqësohen denjësisht, dhe pa dallime.
Prandaj për këto arsye dhe shumë të tjera ju ftoj gjithve që përkrahni opcionin tonë dhe ti japim goditjen e fundit të gjitha forcave të errëta që dëshirojnë të na devijojnë nga kjo rrugë.