Dua Lipa publikon videon nga fëmijëria, tregon se i mungon familja

Këngëtarja me famë botërore e origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka publikuar një video tepër të ëmbël nga fëmijëria e saj ku shfaqet duke folur shqip.

Aty duket se është pranë motrës së saj të vogël Rina, të cilën e prezanton para kamerës, me të cilën po xhironte babai i saj, Dukagjini.

Dua Lipa e shpërndau videon në Instagram duke pyetur fansat nëse arrijnë të kuptojnë se çfarë thotë.

“Duke folur shqip dhe duke e bërë një shfaqje të vogël, po i tregoja kamerës motrën time të vogël. Kush mund të kuptojë se çfarë jam duke thënë. Po më mungon familja ime shumë sot”, ka shkruar Lipa.