“E ardhmja e Ozil është te Arsenali dhe pikëëëëë….”

Mesut Ozil do të vazhdojë me Arsenalin.

Agjenti i gjermanit ka mohuar akuzat se ai do të largohet nga Emirates Stadium dhe ka treguar se ai ju përket në tërësi Topçinjve, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

 

30 vjeçari ka qenë i lidhur me një largim nga Londra pasi është lënë jashtë nga menaxheri Unai Emery për arsye “Taktike” për disa javë.

“Nuk do ta doja që të flisja publikisht rreth situatës së Ozil, por duke iu referuar spekulimeve që lidhen me një largim të tij nga Arsenal, ndjej se është me rëndësi që të jepet pak qartësi në mënyrë që të përfundojë kjo dhe të fokusohemi në futboll”, ka thënë Ekut Sogut.

“Mesut ka nënshkruar kontratën e re në janarin e vitit të kaluar sepse ka parë të ardhmen e tij me Arsenalin dhe asgjë nuk ka ndryshuar në mendjen e tij. Ai dëshiron që të qëndrojë deri në përfundim të kontratës, ndoshta edhe më gjatë”.

“Ai është 100% i angazhuar për Arsenalin. E do klubin, ndan vlerat dhe nuk dëshiron që të shkojë diku tjetër”, ka thënë agjenti i futbollistit.

“Spekulimet rreth së ardhmes së Mesut nuk kanë rrjedhur nga ai apo ne dhe është fatkeqësi sepse situata është e qartë: E ardhmja e Ozil është te Arsenalin dhe pikëëë”.