Eksluzive: Ministri Asaf Ademi avancon kuadrot shqiptare në hierarkinë e ministrisë

Ministri i Kulturës nga radhët e Lëvizjes BESA, Asaf Ademi, një nga prioritetet e tij në drejtimin e ministrisë e ka caktuar qasjen e barabartë ndaj të gjithë të punësuarve në administratën e ministrisë, dhe sidomos, avancimin e kuadrove shqiptare në hierarkinë e ministrisë pavarësisht bindjeve të tyre politike. Me ardhjen e ministrit Asaf Ademi në krye të ministrisë hakmarrja politike në këtë ministri ka marrë fund. Burime nga Ministria e Kulturës bëjnë të ditur se janë duke punuar intensivisht në përgatitjen e sistematizimit të ri me çka pritet avancimi dhe punësimi i shumë shqiptarëve në Ministrinë e Kulturës.