Emad Mehmeti: “Çibriti zjarrëvënës” përgjatë viteve ndaj fatit të shqiptarëve në Maqedoni

“Çibriti zjarrëvënës” përgjatë viteve ndaj fatit të shqiptarëve në Maqedoni!

Qibriti i artikuluar si “çibrit” është tmerrues për disa politikanë nga shkaku se dallaverat e “çibritit” i njohin shumë mirë esnafët punëtorë të Bit Pazarit dhe gjetiu, e nërsa vetëm esnafët janë ata që më së lehti mund t’i zbulojnë – me këtë edhe t’i “djegin” planet ogurzeza të komandantëve të njohur në opinion si “prevarantë” – të cilët luajnë me fatin e shqiptarëve të Maqedonisë“, – shkruan gazetari dhe analisti Emad Mehmeti, transmeton Gazeta Lajm.

Ndryshe, duke komentuar zgjerimin qeveritar përmes një pres – konference, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti mes tjerash kishte deklaruar se “nuk jam tregtar i Bit Pazarit që luaj “çibrit” me ministri”.