Familje tipike shqiptare – kështu u prit Viti i Ri në shtëpinë e Rita Orës

Të mbledhur të gjithë bashkë rreth një tryeze me ushqime.

Viti i Ri në shtëpinë e Rita Orës është po aq klasik sa në të gjitha familjet e tjera shqiptare. Këngëtarja me famë botërore, e ka pritur 2019-tën pranë familjarëve të saj në Londër.

Bashkë me motrën Elenën, nënën Verën dhe babain e saj Nikun e të vëllanë Donin, këngëtarja ka zgjedhur të qëndrojë në “gjirin familjar”.

Është babai i Ritës ai që ka publikuar në Instagramin e tij një imazh të familjes, nga festa e vogël në shtëpinë e tyre.