Copy Code

Fatime Fetau: Për “Monstrën” do të dalin dëshmi të papara deri më tani

Gjykatësi Ognen Stavrev si kryetar i këshillit dhe kolegu i tij Osman Shabani e filluan gjykimin e përsëritur në Gjykatën penale për rastin “Monstra”. Prokurorja Fatime Fetai nga PSP, e cila e mori rastin pasi që Gjykata Supreme i ndërpreu dënimet kundër gjashtë të akuzuarëve fillimisht e lexoi akuzën e vjetër dhe i bëri të qajnë familjarët e fëmijëve të vrarë që ishin në gjykatë.
Më pas, akuzën e ndryshuar që dallon pak nga ajo paraprake, e lexoi prokurori Gavrillo Bubevski, transmeton Gazeta Lajm. Mirëpo paraprakisht Fetau paralajmëroi se në gjykimin e përsëritur PSP do të nxjerrë dëshmi të reja, të papara deri tani. Për momentin vijon marrja në pyetje e të akuzuarit të tretë, Agim Ismailoviq.