Fjalimi përshëndetës i drejtorit të Alternativa-s, Fatmir Ejupi nga takimi me përfaqësuesit e OSBE-së

I nderuar kryesues i OSBE-së, z. Mirosllav Lajçak, i nderuar shef i Misionit të OSBE-së në Shkup, z. Klemens Koja, i nderuar zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Shkup, Xhef Goldstajn, zonja dhe zotërinj, të nderuar përfaqësues të medieve.
Kam nderin dhe kënaqësinë për mundësinë që më është dhënë që sot t’i falënderohem OSBE-së për zgjedhjen e bërë që institucioni ynë të bëjë prezantimin e rezultateve nga projektet e zbatuara në kuadër të projektit “Ndërtojmë ura”.
Republika e Maqedonisë së Veriut është vend multietnik dhe multikulturor.
Duke i zbatuar aktivitetet e përbashkëta në projektin “Ndërtojmë ura” fëmijët patën mundësinë të njoftohen ndërmjet vete me traditën, kulturën, gjuhën dhe me të gjitha karakteristikat tjera me të cilat dallohen. Në këtë mënyrë të parandalohet frika nga e panjohura e cila shpie në jotolerancë, në gjuhën e urrejtjes dhe në DHUNË dhe zgjidhen situatat e konfliktit, ndërsa në gjithë këtë proces, OSBE-ja e ka rolin kryesor të ndërmjetësuesit.
Nëse fëmija është babai i njeriut, atëherë roli i përfitimeve nga zbatimi i këtyre aktiviteteve të projektit shpie në afrimin e fëmijëve dhe në dialogun ndërmjet tyre me çka kontribuohet drejt stabilitetit të përgjithshëm të shtetit dhe shpresoj se në të ardhmen do të sigurojmë qëndrueshmëri në to me çka do ta arsyetojmë besimin që na e ka dhënë OSBE-ja”, ka përfunduar drejtori i Alternativa-s, Fatmir Ejupi