FOKUS.mk: Kasami e shantazhon Zaevin edhe me brendin e BESËS?

 (  https://fokus.mk/kasami-go-utsenuva-zaev-i-so-brendot-na-besa/ ) 

Bilall Kasami, në 12 pa 5, po e shantazhon kryeministrin Zoran Zaev se dy deputetët e tij nuk do të votojnë për ndryshimet kushtetuese përderisa ai nuk i pranon kushtet e tij. Ajo që Kasami ka njoftuar publikisht janë këto kushte: nuk duhet të ketë shtetësi maqedonase në mesin e shqiptarëve dhe të mos ketë mbrojtje për diasporën maqedonase, por të ketë mbrojtje për diasporën e Maqedonisë.

Nga BESA e udhëhequr nga Afrim Gashi ata thonë se Kasami ka edhe një kusht të tretë që nuk e tregon publikisht, pra atë që Kasami po shfrytëzon momentin për t’i marr vulat, që të përfundojë çështja e procesit gjyqësor mbi legjitimitetin e Besës. Ndryshe, deri më tani në këtë drejtim nuk kemi arritur të marrim asnjë informatë nga BESA e Kasamit.

Së shpejti pritet të përfundojë edhe vendimi gjyqësor. Më 20 dhjetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit mbajti seancën e saj, ku ishte shqyrtuar ankesa e Gashit. Ndryshe, Gjykata e Shkallës së Parë vendosi në favor të Kasamit, por Gjykata e Apelit e anuloi vendimin dhe e ktheu atë në fillim. Pastaj, për herë të dytë, Gjykata Themelore Shkup 2 vendosi në favor të Kasamit, ndërsa tani lënda është kthyer përsëri para Gjykatës së Apelit.

Pas disa tensioneve disa ditore që u zhvilluan mes Kasamit dhe Zaevit, deputetët dhe anëtarët e BESËS së Afrim Gashit, nëpër rrjetet e tyre sociale facebook, kanë shkruar këto qëndrime: ‘’Kërkojmë nga mediat që të shpallin se kërkesat janë të BilallKasamit dhe jo të Besës. Besa ka një qëndrim të qartë. Vetëm NATO dhe BE “.

Gashi ka tre deputetë të cilët do të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese.

B.B