Copy Code

Fushatë nacionaliste kundër shqiptarëve pas largimit të përmendores së Qoses (Foto)

Disa shkrime nacionaliste kundër shqiptarëve janë parë sot në parkingun nëntokësor në Qendrën Tregtare të Qytetit të Shkupit.

Në një fotografi Civilmedia, shihet shkrimi “Mos bleni prej shqiptarëve – Qoseto” (Не купувајте од шиптариште – Ќосето), e cila është vendosur në disa makina në pargink.

Ky rast pritet të dorëzohet tek organet kompetente, prej të cilave pritet të ndërmarrin masa.