Copy Code

Gashi: Integrimi mundëson shtet të së drejtës dhe sundim të ligjit

 

 

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, duke qenë mysafir në emisionin “Studio e hapur” në TV SHENJA, tha se: “Ne vet nuk kemi dëshmuar se kemi kapacitete që të bëjmë shet të së drejtës, andaj do të duhet të futemi në agjendën euro-atlantike, që të mund të kemi shtet funksional dhe të drejtë”.

“Nuk ka shtet të suksesshëm pa sundim të ligjit dhe drejtësi, ndërsa këtë e mundëson integrimi.” u shpreh ai.

“Ky proces ofron një mundësi, nuk them se është idealja, por ky proces ofron një mundësi që të kemi shtet të së drejtës, sepse modele të tilla ne kemi parë vetëm në vendet që janë anëtarë të NATO-s dhe të BE-së.”, vazhdoi ai

“Unë nuk them se kjo është rruga ideale, por deri tash nuk kemi ndonjë rrugë tjetër, ndonjë alternativë tjetër. Sot ky është opsioni më i mirë për ne.”, përfundoi ai.