Copy Code

GASHI: Kjo pjesë e Ballkanit ka nevojë për kufij të paqes

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka reaguar në lidhje me debatet për mundësinë e ndyshimit të kufijve. Ai ka vlerësuar se kur flitet për redifinim të kufijve dhe për këmbim territoresh, duhet pasur parasysh se kjo pjesë e Ballkanit ka nevojë për kufij të paqes e jo për ato që do i vazhdojnë mosmarrëveshjet mes popujve të këtushëm.

“Kur bëhet fjalë për trojet shqiptare, ato nuk mund të jenë pjesë e cilësdo tregti, ngaqë shqiptaria ka dhënë shumë tokë për të kontribuar në ruajtjen e paqes së Ballkanit.
Tani është koha kur shqiptaria duhet shpërblyer e jo të dënohet për atë që jeton në pesë shtete të Ballkanit. Duhet thënë se paqja e Ballkanit nuk mund të arrihet duke e paguar atë me tokat shqiptare”, thekson Gashi. Kreu i Lëvizjes BESA tërheq vërejtjen se ndarja e Kosovës do të ketë pasoja të mëdha kudo ku jetojnë shqiptarët, e veçanërisht në Maqedoni. /SHENJA/