Gashi: Ne duhet të sillemi si pronarë të barabartë të shtetit

 

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte mysafir në emisionin “Rruga drejt” të TV Alsat-M, ku ai – mes tjerash – foli edhe për identitetit të ri politik të Alternativës. Me këtë rast ai tha se: “Ne duhet të sillemi si pronarë të barabartë të shtetit dhe të mos jemi inferiorë. Duhet të përfundojë më politika të qahemi se dikush neve na diskriminon. Ne duhet të sillemi më seriozisht dhe më të pjekur në shtet. Qytetarit nuk i intereson se kush me kë përçahet, por ai ka nevojë për mirëqenie të përditshme. Ne në këtë jemi të fokusuar.”, përfundoi kryetari Gashi.