Gashi: Ne e ndalëm hakmarrjen ndërpartiake

Gashi: Ne e ndalëm hakmarrjen ndërpartiake

Sonte në emisionin Click Plus në TV 21 Maqedoni kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, duke folur për atë që e ka bërë Alternativa në qeveri, tha se “AlternAtivA u bë pjesë e qeverisë për shkak të kontekstit historik të procesit euro-atlantik, duke ndihmuar këtë proces”.
Ai, madje, shtroi çështjen se: “Përveç kësaj, ne duke marrë pjesë në pushtet, kemi dëshmuar se dimë të qeverisim ndryshe, duke e luftuar korrupsionin, duke punuar në mënyrë transparente dhe duke punuar me ndershmëri dhe duke mos abuzuar me pushtetin”.
“Ne e ndalëm hakmarrjen ndërpartiake ndaj të punësuarve shqiptarë në institucione dhe duke i avancuar ata pa asnjë kushtëzim, duke sjellë një kulturë tjetër politike”, përfundoi ai.