GASHI NË “STUDIO E HAPUR”: ADEMI U TËRHOQ PËR SHKAQE SHËNDETËSORE, 99% KULTURA PËRSËRI DO T’I TAKOJË ALTERNATIVËS

Kryetar i partisë Alternativa, Afrim Gashi në emisionin “Studio e Hapur” në TV SHENJA, ka komentuar dorëheqjen e ministrit të kulturës, Asaf Ademi, i cili vjen nga radhët e Alternativës.

Gashi tha se Asaf Ademi ka dhënë dorëheqje për shkaqe shëndetësore dhe kjo është e vërteta e vetme. Gashi u shpreh se së bashku edhe me kryeministrin kanë kërkuar kohën që të depozitohet kjo dorëheqje për mos të bërë dëm në proceset politik.

“Dëshiroj ta falënderoj ngase na ka përfaqësuar ashtu siç kemi dashur të na përfaqësoj një ministër partitë tonë” u shpreh Afrim Gashi, kryetar i Alternativës.

I pyetur nëse përsëri kjo ministri do t’i takoj Alternativës, Gashi tha se në kontaktet që kanë pasur me kryeministrin janë dakorduar që ata të vazhdojnë me menaxhimin e kësaj ministrie.

“Por në rast të ndryshimeve pak më të mëdha, nëse ai sidomos pas raundit të parë konstatoi se do të duhet të ketë ndryshime më të mëdha, dhe nëse ndonjë ndonjë rokadë shumë më e madhe të ministrave, atëherë do të shohim se çfarë do të na takojë neve. Një ministri e rangut të njëjtë, një ministri me resor më të madh, në raste tjera ne do ta shqyrtojmë ofertën në kryesinë e partisë”, ka deklaruar më tej Gashi në emisionin, duke shtuar se 99 për qind vlerëson se do të mbetet që Ministrinë e Kulturës ta drejtoj kuadër i Alternativës.

Gashi tha se për ta është me rëndësi të gjendet një figurë i cili do t’i përfaqësoj ata në mënyrë dinjitoze ashtu siç ka qenë rasti me Asaf Ademin pa dallim se nga cili qytet vjen, apo degë partiake.

“Të jeni të bindur se kushdo që të jetë, do ta avancoj edhe më shumë kulturën shqiptare dhe kulturën në përgjithësi në Maqedoni”, ka deklaruar Gashi. /SHENJA/