Gashi paralajmëron dy investime të mëdha në Maqedoni, një nga Zvicra, një nga Amerika (Video)

Kryetari i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi, ka paralajmëruar dy investime të mëdha nga jashtë në Maqedoni. Në intervistën për TV21, Gashi ka paralajmëruar se bëhet fjalë për dy biznesmenë të suksesshëm shqiptarë, njëri në Zvicër tjetri në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Negociatat për momentin është duke i zhvilluar ekipi ekonomik i Lëvizjes Besa, kurse për to është i njoftuar edhe kryeministri Zoran Zaev.
Meqë negociatat janë në vijim, Gashi nuk ka përmendur as emrat e biznesmenëve, e as të kompanive, duke paralajmëruar detaje shtesë së shpejti.