Gashi: Partitë shqiptare duhet të profilizohen edhe ideologjikisht

 

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, sonte ishte mysafir në emisionin “Rruga drejt” në Alsat-M, ku mes tjerash foli edhe për kampin politik të partive shqiptare. Ai tha se “Mund të mos jetë i mirë ky fragmentim i partive shqiptare, por mendoj se është koha që edhe partitë shqiptare të përcaktohen në baza ideologjike.”
“Dhe, në këtë drejtim Alternativa e di saktë se ku e ka vendin në aspektin ideologjik.”, përfundoi ai.