Gashi: Partitë shqiptare që kërkuan zgjedhje parlamentare në vitin 2014 e ndihmuan zgjedhjen e Ivanovit

 

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ishte mysafir në emisionin “Rruga drejt” të TV Alsat-M, ku ai – mes tjerash – foli edhe për mënyrën se si u zgjodh më 2014 Gjorge Ivanov. Me këtë rast ai tha se: “Ne duhet të jemi të sinqertë dhe të mos e fshehim faktin se sikur partitë shqiptare të mos kërkonin zgjedhje parlamentare në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sot Gjorge Ivanov nuk do të ishte president. Por, ato duke kërkuar zgjedhje parlamentare e ndihmuan arritjen e censusit dhe kështu na ndodhi Ivanovi.”
“Kjo është e vërteta.”, përfundoi kryetari Gashi.