Gashi: Qeveria nuk duhet të jetë punëdhësi më i madh, por duhet ta stimulojë sektorin privat

Sonte në emisionin Click Plus në TV 21 Maqedoni kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, duke folur për gjendjen e papunësisë, tha se “Qeveria nuk duhet të jetë punëdhësi më i madh, por duhet ta stimulojë sektorin privat”.
“Vetëm zhvillimi i sektorit privat krijon konkurrencë dhe cilësi, por edhe më shumë të ardhura”, shtoi ai.
“Shteti e ka për detyrë të ndihmojë punën e sektorit privat, që ai të funksionojë pa asnjë pengesë”, përfundoi ai.