Gashi: Shpërnguljen do ta ndalim duke e rritur mirëqenien

Në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve dhe të rinjve nga vendi, Kryetari i AlternAtivA, Afrim Gashi, duke folur në emisionin Click Plus në TV 21 Maqedonia tha se: “Detyra jonë është që të krijojmë mirëqenie për të gjithë qytetarët në vendin tonë”.
Sipas tij, “Ne kemi bërë pjesën tonë të punës, si fjala bie avancimet në Ministrinë e Kulturës ose rritja e rrogave për punonjësit e kulturës në vendin tonë”, vazhdoi ai.
“Aty ku ne kemi pasur pushtet e kemi bërë këtë”, përfundoi Gashi.