Gashi: Shqipja nuk është barazuar me maqedonishten

Në intervistën e dhënë në emisionin “Diplomaticus” të TV News24 të gazetarit Erion Kacorri, kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, foli edhe për Ligjin për përdorimin e gjuhëve, duke e korrigjuar gazetarin se shqipja nuk është zyrtarizuar, por është bërë vetëm një avancim i përdorimit të shqipes.

Me këtë rast ai tha se “Gjuha shqipe nuk e rrezikon dhe nuk e dëmton gjuhën maqedonase, por e ndihmon kohezionin brendashtetëror mes bashkësive të ndryshme etnike në Maqedoni”.

Megjithatë – shtoi ai – ky ligj, që edhe ashtu po pengohet nga Presidenti i shtetit, nuk është se e ka barazuar shqipen më maqedonishten. Kjo çështje mbetet e hapur edhe më tej, përfundoi Gashi.